Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit! Mban rekord Gjermania
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE). Eurostat raportoi se që nga viti 2014 janë dhënë gjithsej 5405 karta blu për shtetasit shqiptarë. Rritja ka qenë e fortë nga viti 2019, kur nisi dhe një cikël masiv emigracioni, po këtë herë i personave me kualifikim të lartë. Në vitin 2023 u dhanë 825 karta, ndërsa në 2024-n, ra në 592. Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2012 ishin dhënë vetëm 15 karta të tilla, ndërsa në 2021-n, që është rekordi i deritanishëm, shifra arriti në 882. Rritja e...
Burimi:
ntv.al