Takimi me ambasadoren amerikane…/ Gazeta greke, jehonë: Rama fal një tjetër copë Shqipërie, për interesat e tij

Takimi me ambasadoren amerikane…/ Gazeta greke, jehonë: Rama fal një tjetër copë Shqipërie, për interesat e tij

Gazeta greke Kathimerinit ka hedhur dritë mbi sfondin e takimit të zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë mes ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me një projekt të mundshëm investimi në sektorin minerar në juglindje të Shqipërisë. Ajo që bie në sy në shkrimin e ‘Kathimerini’ nuk është vetëm pesha strategjike e projektit, por mënyra se si ai po del në publik: jo përmes transparencës institucionale në Tiranë, por përmes shkrimeve të mediave greke në Athinë. Një marrëveshje që përfshin burime kritike, kapital amerikan dhe një investim potencial prej 1 miliard eurosh, por që deri më tani nuk është prezantuar në mënyrë të detajuar për publikun shqiptar, duke krijuar përshtypjen e një procesi që po zhvillohet...