Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK

Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK

Ka zhvilluar punimet Konferenca e Rektorëve, me praninë edhe të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ai ka thënë se është koha për rivizatim apo rishikim të Ligjit 80/2015 “Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, brenda vitit 2026, tashmë pas një përvoje 10- vjeçare. Ai ka folur për ndërkombëtarizimin, me rregullimet ligjore të programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe të shumëfishta, për lehtësimin e tyre ne aplikime. Çeshtja kryesore e ngritur ishte riorganizimi institucional i IAL – ve, duke riparë hartën e universiteteve shqiptare, si epiqendër UT-në, sipas tij. Jo te gjitha IAL- të, tha ai, mund ta kalojnë filtrin e akreditimit institucional. Duhen racionalizuar burimet dhe kapacitetet e universiteteve, të riorganizohen për një sistem me kompetitiv.Në takim u fol për përmirësime të infrastrukturës...