Takim me intelektualët/ Salianji sulmon klasën politike: Vendi po drejtohet nga klanet

Takim me intelektualët/ Salianji sulmon klasën politike: Vendi po drejtohet nga klanet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në kryeqytet, ku u diskutuan problematika që lidhen me zhvillimet politike dhe shoqërore në vend. Gjatë fjalës së tij, Salianji e cilësoi këtë takim si një nismë të munguar prej kohësh në Shqipëri, duke theksuar se aktivitetet e organizuara nga politika shpesh kanë karakter elektoral dhe jo fokus në çështjet që shqetësojnë qytetarët. “Ky takim duket si një ngjarje e bukur dhe e munguar prej kohësh në Shqipërinë tonë, ku vetëm politika organizon takime për interesa elektorale dhe jo për të diskutuar mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë,” u shpreh ai. Salianji ngriti shqetësimin për atë që e quajti deformim të thellë të sistemit politik në vend, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi të...