“Ta çosh ti për dore Ballukun tënd në dyert e burgut”/ ‘Shpërthen’ Alizoti: Bëre hapin final drejt greminës
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ku vendoset sot për t’i hapur rrugë arrestimit të Ballukut . Në një postim në Facebook, Alizoti deklaron se “fati politik” i Ramës është i lidhur me atë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar kreun e qeverisë për përballje me drejtësinë dhe përpjekje për të sfiduar institucionet hetimore, përfshirë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Reagimi i plotë: Pushteti mbaron aty ku fillon drejtësia. Edi Rama, nuk ka rëndësi më çfarë vendimi do marrësh nesër në mbledhjen e grupit të PS-së. Ti e di, ashtu siç e dinë ata që do kesh përballë nesër, ashtu siç e dinë edhe miqtë tanë, që fati yt u bashkua...
Burimi:
sot.com.al