“Synoj që t’i vazhdoj punët e mira për qytetarët”, Vjosa Osmani kërkon edhe një tjetër mandat si presidente e Kosovës

“Synoj që t’i vazhdoj punët e mira për qytetarët”, Vjosa Osmani kërkon edhe një tjetër mandat si presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat në krye të shtetit, teksa asaj i skadon mandati si e para e vendit në prill të vitit 2026. Osmani foli një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rezultatet preliminare të të cilave e nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 49 për qind të votave. Nëse partitë politike nuk arrijnë ndonjë kompromis për çështjen e presidentit të ri, atëherë vendi do të përballet me një cikël të ri zgjedhor në fillimvitin e 2026-tës. Presidentja tha se pret formimin e institucioneve të reja, dhe se do të ketë bisedime me deputetë të pushtetit dhe të opozitës në lidhje me kandidaturën e saj. Përveç kësaj, Osmani foli...