Sulmi kibernetik  ndaj Kuvendit të Shqipërisë/ SHBA reagon: Akt dashakeq nga Irani

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë/ SHBA reagon: Akt dashakeq nga Irani

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë reagimin e Shteteve të Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit dënon aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s. Departamenti i Shtetit thotë se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike. Sipas reagimit, Uashingtoni po e ndihmon në mënyrë aktive vendin për të përballuar këto kërcënime. “Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike.Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë...