Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, reagon Elisa Spiropali

Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, reagon Elisa Spiropali

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për sulmet e Iranit në vendet e Gjirit Persik dhe bazave amerikane, duke thënë se situata po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi. Spiropali shprehet se kjo është përballja e një shoqërie me shtypjen. Ajo u jep fokus të veçantë vajzave e grave iraniane si simbol i qëndresës, por edhe viktima të dhunës. Ministrja thotë se sot liria mban fytyrën e tyre. Spiropali përmbyll duke thënë se Shqipëria dënon çd veprim që cenon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal. “Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale. Në qendër të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë. Janë njerëzit....