Sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit? Reagon AKSK

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit? Reagon AKSK

Në një reagim për opinionin publik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se informacionet e shpërndara ditët e fundit në rrjete sociale apo media, lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, janë të pavërteta. AKSK nënvizon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. Në njoftimin e saj, AKSK i bën thirrje publikut dhe mediave që të referohen vetëm te burimet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara, të cilat mund të krijojnë paqartësi dhe panik të panevojshëm. AKSK thekson se monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe...