Suksesi i  Bordit të Paqes, konfirmimi i dashurisë së Baton Haxhiut për bolet e Edi Ramës

Suksesi i  Bordit të Paqes, konfirmimi i dashurisë së Baton Haxhiut për bolet e Edi Ramës

Nga Ilir DAKO Pjesëmarrja e Edi Ramës në Bordin e Paqes shoi ankthin në opinionin shqiptar, i cili ishte ndarë në pritshmërinë e fotos të kryeministrit shqiptar me Presidentin Trump, apo indiferencën e këtij të fundit. I ftuar mes dhjetëra drejtues shtetesh, Edi Rama pati mundësinë të realizonte foton e jetës me presidentin amerikan i rreshtuar në reshtin e diktatorëve dhe autokratëve që prisnin një shtrëngim dore me Donald Trump. Patronazhistët u entuziazmuan, kazanët dhe tenxheret mediatike shpërthyen plot pathos dhe dithirampe për pseudosuksesin e liderit që me shumë sukses i dha dorën presidentit amerikan, duke e konsideruar si një sukses dhe mjeshtëri të kryeministrit shqiptar. Në të njëjtën kohë krahu kundërshtar  u turrën plot mllef,  duke akuzuar Trumpin për tradhti ndaj tyre dhe nxorrën...