Stuhi e fortë breshëri në fshatrat pranë lumit Vjosa, raportohet për dëme të shumta në bujqësi
Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së Vjosës, duke prekur veçanërisht sektorin e bujqësisë. Sipas burimeve , stuhia e breshërit ka qenë e fortë dhe e papritur, duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë sipërfaqe të tëra të mbjella. Raportohet se reshjet e breshërit kanë rënë me intensitet të lartë në toka bujqësore dhe në vreshta, duke dëmtuar prodhimin në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të bimëve. Dëmet më të mëdha janë evidentuar në pemëtari dhe vreshtari, ku shumë fermerë rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të prodhimit sezonal. Burime lokale bëjnë me dije se breshëri ka dëmtuar lulet në pemë, ka rrëzuar gjethet dhe në disa...
Burimi:
sot.com.al