Studimi: Qeveria britanike përdori politika raciste ndaj shqiptarëve për të justifikuar politikat e saj antishqiptare
Një studim i ri shkencor, i rishikuar nga kolegët dhe i botuar javën e kaluar në British Journal of Politics and International Relations, analizon mënyrën se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërtuar një diskurs negativ ndaj azilkërkuesve shqiptarë, duke argumentuar se narrativat e racializuara dhe të gjenerizuara sipas gjinisë kanë qëndruar në themel të politikave të Home Office që nga viti 2022. Artikulli është shkruar nga Ingi Iusmen (Universiteti i Southampton) dhe William Shankley (Universiteti i Liverpool-it). Autorët analizojnë retorikën qeveritare, mesazhet mediatike dhe të dhënat zyrtare, duke treguar se si establishmenti politik britanik i ka karakterizuar azilkërkuesit shqiptarë si: të ardhur nga një ‘vend i sigurt’, kryesisht meshkuj, dhe të lidhur me kriminalitetin dhe sigurinë publike. Sipas studimit, kjo kornizë i ka...
Burimi:
sot.com.al