“Sterilizimi”/ Beqaj ironizon: U bëmë grup kriminal me tre veta…

“Sterilizimi”/ Beqaj ironizon: U bëmë grup kriminal me tre veta…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sot në seancë gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku këmbënguli sërish për hetime të montuara dhe të pabazuara në analizimin e kontratës. Por për shkak të mungesës së avokatëve seanca u shty, raporton gazetarja Anila Hoxha. “Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, u shpreh Beqaj para trupit gjykues.