Spitali Amerikan vijon partneritetin me Ambasadën Britanike: Kontribut për studentët
Spitali Amerikan do të vijojë partneritetin me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship. Në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Spitalit Amerikan theksohet se gjatë bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm. “Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme. Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj. Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e...
Burimi:
opinion.al