Spiropali: Nuk ka bllokim të vizave amerikane për shqiptarët

Spiropali: Nuk ka bllokim të vizave amerikane për shqiptarët

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për një bllokim të vizave amerikane për qytetarët shqiptarë, duke i cilësuar ato si spekulime politike pa asnjë bazë reale. “Vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi”, theksoi Spiropali në një reagim publik gjatë udhëtimit drejt Kievit. Ajo sqaroi se vizat turistike, studentore, për biznes, vizita familjare apo evente profesionale vijojnë normalisht dhe se askush nuk ndalohet të udhëtojë drejt SHBA-ve. Sipas saj, ajo që ka ndryshuar lidhet vetëm me politikat e qëndrimit dhe imigracionit. “Rregullat e qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit, por kjo nuk është një masë që...