SPAK “zbarkon” në bashki/ 40 nga 61 bashki me dosje në Prokurorinë e Posaçme

SPAK “zbarkon” në bashki/ 40 nga 61 bashki me dosje në Prokurorinë e Posaçme

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e KLSH. Më i fundit ndaj të cilit SPAK zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Golek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn. Fondi limit për objektin, siç e ka depozituar kallëzimin KLSH në SPAK, që finalizoi hetimet, është 493 milionë lekë. Prej nisjes së SPAK deri më tani rezulton se 40 bashki nga 61 në total kanë dosje të hapura në SPAK, të...