SPAK: Pastrimi i parave po zhvendoset nga modelet sporadike tek arkitektura të qëndrueshme
Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në raportin vjetor për Kuvendin e Shqipërisë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shprehet se, nga analiza e rasteve të hetuara mbi veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale gjatë viteve të fundit, evidentohet një model i integruar i pastrimit të parave, i lidhur ngushtë me aktivitete kryesore kriminale nga të cilat kanë burimin këto të ardhura kriminale, si trafiku i narkotikëve, trafiku i armëve, emigrimi i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe skemat mashtruese financiare. Sipas SPAK, skemat e pastrimit karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve te transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave (Havala) përdorimin e...
Burimi:
sot.com.al