SPAK merr në pyetje Sokol Ballën, dyshohet se përfitoi pasuri nga ish-bashkëshortja Belinda Balluku

SPAK merr në pyetje Sokol Ballën, dyshohet se përfitoi pasuri nga ish-bashkëshortja Belinda Balluku

Gazetari Sokol Balla, është paraqitur sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku. Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri. Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.