SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të njohur, ja arsyeja (Emri)

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të njohur, ja arsyeja (Emri)

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ndërsa u tërhoq nga gjetjet për pastërtinë e figurës. Në përfundim, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson Brahon në këtë çështje, kërkoi shkarkimin nga detyra të Vukajt për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe për gjetjet profesionale të konsideruara në vlerësimin tërësor. Prokurori i Tiranës, Petrit Vukaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano paraqitën argumentet e tyre për shkaqet e mbetura, duke i cilësuar të pamjaftueshme për shkarkim. Xholi deklaroi të martën se edhe pas shqyrtimit të çështjes në KPA, u qëndronin shkaqeve për një banesë me dy kate në Fier....