SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, PS: Pezullimi, i mjaftueshëm
Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Ndërsa zv.kryeministrja Balluku përfaqësohet nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura. Prokurorët janë larguar, ndërsa mbledhja në Këshill vijon prej orësh. Partia Demokratike zbardhi për mediat një pjesë të përgjigjeve që ka marrë nga Prokurorët e SPAK. Sipas demokratëve Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. “Po ashtu, prokuroria informoi se ka...
Burimi:
ntv.al