“SPAK i sekuestron telefonin Prodës”, ish- deputeti i PD: I denoncuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar

“SPAK i sekuestron telefonin Prodës”, ish- deputeti i PD: I denoncuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar

SPAK i sekuestron telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky është kulmi i degradimit të Policisë së kapur nga politika dhe krimi. Ilir Proda është emërim i Edi Ramës, i denoncuar prej kohësh nga opozita për lidhje me krimin e organizuar. Sot po dalin në dritë arsyet pse bandat e vendosën në krye të Policisë. Ka shqetësim të madh brenda vetë Policisë së Shtetit. Dhjetëra efektivë janë në ankth, me dorë në zemër, sepse e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur, çfarë është folur dhe kush është mbrojtur. Frika sot nuk është tek qytetarët, por brenda uniformës blu. Një drejtues policie nën hetim nuk mbron rendin, ai e fundos Policinë. Proda duhet të largohet menjëherë. Edi Rama mban përgjegjësi të plotë për shndërrimin...