“SPAK do të vazhdojë aksionin”, Çepani paralajmëron: Dosjet do të hapen dhe do të ketë…
Këtë të shtunë, në nje emision televiziv, u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë. Gjatë emisionit, Edlira Çepani komentoi këtë mbështetje: “Është lajmi i mirë që SHBA është e pranishme, nga lajmet që shpesh fliteshin se nuk ishin, por duket se ata janë prezentë. Dumani krijoi ligjshmërinë dhe fuqinë e institucionit, dhe detyra e zotit Braho deri tani është të garantojë qëndrueshmëri dhe t’u japë një shtysë atyre që kanë nisur, si dhe të gjitha dosjeve të reja që priten shumë shpejt. SPAK ka bërë një punë që asnjë institucion tjetër nuk e ka bërë. Ai ka dhënë mesazhin se pandëshkueshmëria nuk është më realitet. Ka dosje që hapen dhe çështje që ndiqen, dhe...
Burimi:
sot.com.al