SPAK dhe BKH “zbarkon” në Myslym Shyr, kontroll në pallatin luksoz

SPAK dhe BKH “zbarkon” në Myslym Shyr, kontroll në pallatin luksoz

Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të premte në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se po ushtrohen kontrolle në një ambient të marrë me qira në një pallati luksoz në këtë zonë. Sipas raportimeve, kontrollet po kryhen për llogari të një hetimi me partnerët e huaj, por deri më tani nuk ka informacione për të shoqëruar. Operacioni është në vijim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim.