SPAK dërgon për gjykim grupin e Suel Çelës, 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik droge dhe korrupsion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. SPAK, e cila ka bërë publik edhe emrat thotë se mes personave të pandehur janë edhe Suel Çela dhe vëllai i tij Mario Çela, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika. Po ashtu, pjesë e këtij grupi janë edhe vëllezërit Xhino dhe Marsel Roka, Kalus Çopja, si dhe ish gjyqtarja, Pajtime Fetahu. Të pandehurit janë: Marjus Lulaj (alias Suel Çela) Mario Çela Klaus Matishi (alias Klaus...
Burimi:
sot.com.al