Sot seanca në Kuvend për Belinda Ballukun, opozita në protestë
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Në këtë seancë do të shqyrtohen dy raportet e paraqitura nga mazhoranca dhe opozita, të cilat kanë qëndrime të kundërta për këtë çështje. Partia Socialiste argumenton se Balluku, tashmë e shkarkuar nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pa funksion ekzekutiv, nuk përbën rrezik për prishje provash apo arratisje. Sipas socialistëve, hetimi ndaj saj për pabarazi në tenderë mund të vijojë pa nevojën e masës së sigurisë. Për të rrëzuar kërkesën e SPAK, shumicës i mjaftojnë 71 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike këmbëngul se heqja e imunitetit është e domosdoshme, duke argumentuar se deputetja mund të...
Burimi:
opinion.al