Sot protesta e opozitës, mbi 1 mijë policë në terren. Edhe në RENEA në gatishmëri
Protesta e thirrur sot në orën 17:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila ka marrë masat për çdo skenar të mundshëm. Rreth 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë që do të qëndrojnë pas kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Ashtu si në çdo protestë do të krijohet kordoni me...
Burimi:
argjiroja.net