Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

Sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës në orën 17:00 para Kryeministrisë. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Raportohet se mbi 1 300 efektivë policie janë angazhuar në terren. Policia e Shtetit ka njoftuar se ka një sërë masash sigurie dhe kufizimesh në qarkullim. Që prej orës 23:45 të mbrëmjes së së hënës është bllokuar lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 e ditës së sotme dhe deri në përfundim të protestës, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Kufizime do të ketë edhe në rrugët...