“Sot ka ngjarje të mira në seancë”/ Avokati i Metës flet para Gjykatës së Posaçme

“Sot ka ngjarje të mira në seancë”/ Avokati i Metës flet para Gjykatës së Posaçme

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën për dosjen “Meta”. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Cakrani deklaroi se në seancën e sotme do të ketë ngjarje të mirë, pa u ndalur më gjatë në detaje konkrete. “Sot që kemi ne ngjarje të mira ju kanë lënë vetëm. Sot ka ngjarje të mira në këtë seancë”,-tha Cakrani. Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024. Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja...