“Sot ju bëj thirrje, bashkohuni…”/ ‘Foltore’, Veizi: Opozita është thjesht ajo që po i çjerr maskën kësaj qeverie
Amarildo Veizi, gjatë fjalës së tij në foltoren e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, u shpreh se situata në vend ka arritur në një pikë kritike për qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se qeverisja aktuale ka dështuar në çdo sektor, nga arsimi dhe shëndetësia, te ekonomia dhe mundësitë e rinisë, duke e shndërruar Shqipërinë në një vend me rritje të moshës mesatare, humbje të vitalitetit dhe largim të të rinjve jashtë vendit. Veizi nënvizoi se opozita është e vetmja që tregon të vërtetën, zbulon dështimet e qeverisë dhe i bën thirrje shqiptarëve të reagojnë për të rikthyer dinjitetin, shpresën dhe zhvillimin e vendit. Fjala e tij: Sot kam kërkuar fjalën para jush për të folur për disa pika shumë të rëndësishme që ne i kemi prekur vazhdimisht,...
Burimi:
sot.com.al