Sot festa e Krishtlindjes, besimtarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Sot festa e Krishtlindjes, besimtarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën. Në Tiranë besimtarë katolikë u mblodhën mbrëmë në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj. Besimtarët shprehën urimet e tyre për sa më shumë shëndet e mirësi. Si lindi festa e Krishtlindjes 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të...