Sot Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në çdo qytet të Shqipërisë

Sot Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në çdo qytet të Shqipërisë

Dita e Verës simbolizon fillimin e një stine plot ngjyra, lule dhe gëzim. Festa ka nisur që në mbrëmjen e 13 marsit kur përgatiten ëmbëlsirat siç është ballokumja që s’mund të mungojë dhe ushqimet tradicionale. Një nga simbolikat e kësaj feste është verorja me pe të bardhë e të kuq. Çdo qytet ka planifikuar një sërë aktivitetesh e festimesh për të kremtuar këtë ditë, si dhe janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve. Në Tiranë, devijimi i trafikut ka nisur prej orës 12:00 të datës 13 mars dhe do të vijojë deri në orët e para të datës 15 mars. Aktivitetet festive do të nisin që në orët e para të ditës së sotme dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Rreth 50 veprimtari të ndryshme janë programuar...