Sot derbi Partizani-Tirana në kryeqytet/ Policia me plan masash, tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00
Këtë të dielë në orën 16:30 në stadiumin ‘Air Albania’ do luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për raundin e 24-t të Superligës. Dueli pritet të ndiqet nga mijëra tifozë në stadium, teksa policia ka bërë me dije edhe planin e masave. ‘Blutë’ e Tiranës bëjnë me dije se prej orës 14:00 do jenë të bllokuara disa segmente rrugore, përkatësisht: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Vlen për t’u theksuar se lëvizja e tifozëve të organizua të të dy klubeve do bëhet në rrugë të veçanta dhe nën shoqërimin e policisë, për të shmangur çdo përplasje. Tifozët e Tiranës do nisen nga Sheshi ‘Skënderbej’, ndërsa ata të Partizanit nga zona e...
Burimi:
sot.com.al