“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…
Papa Leone XIV u kthye në Bazilikën e Shën Pjetrit mëngjesin e së enjtes për të kremtuar Meshën e Ditës së Krishtlindjeve, vetëm disa orë pas Meshës së Mesnatës. Ky kremtim shënoi një ndryshim pasi që nga viti 1994, një Papë nuk i kishte kremtuar të dyja ritet e Krishtlindjeve në Shën Pjetër. Apeli i fortë për dinjitetin njerëzor dhe kritika ndaj modeleve ekonomike kapitaliste ishin në fokus të predikimit të mbajtur nga Papa Leone XIV. Ati i Shenjtë u përqendrua në nevojën për t’u përkushtuar ndaj lehtësimit të vuajtjeve njerëzore, duke përmendur Gazën, regugjatët dhe konfliktet në botë. “Vëllezër dhe motra të dashur, që kur Fjala u bë mish, tani mishi flet, thërret dëshirën hyjnore për të na takuar. Fjala ka ngritur tendën e saj të brishtë midis nesh....
Burimi:
javanews.al