Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri. E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnë nevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndaj futbollit. Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, si dhe përmirëson shërbimet dhe rrit ekosistemin e përgjithshëm të futbollit në Shqipëri....