Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, disa pemë janë rrëzuar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Pylli i Sodës, duke shkaktuar rrezik për qarkullimin e automjeteve. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, çka ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit për disa minuta. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve për largimin e pemës nga rruga ka normalizuar situatën. Ndërkohë, nga Himara raportohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të shpejtë të mjeteve të rënda për pastrimin e rrugës, pasi lëvizja është vështirësuar ndjeshëm dhe...