Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e djeshme revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Marko”. Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj dhe kanë ndërprerë shfaqjen. “Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë, pasi po përballen më këtë situatë shqetësuese në prag të festave. Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të protestojnë para Bashkisë. Ditën e djeshme Drejtori i Ujësjellësit, Ermal Murati ka...