Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Përfaqësues të Transportit interurban të qytetit të Vlorës kanë dalë këtë të hënë në një protestë paqësore, në rrugën që lidh aksin Transballkanike me autostradën e Vlorës. Siç raporton gazetarja e Klan News Gerta Haskaj, shkak i protestës është zhvendosja e vendqëndrimit të ri të autobusëve interurban në hyrje të qytetit, duke u larguar nga zona e mëparshme përgjatë rrugës së re. Drejtuesit e mjeteve kundërshtojnë vendimin e miratuar në Këshillin Bashkiak, sipas të cilit të gjithë autobusët për pritjen dhe nisjen e pasagjerëve do të kenë pikën e tyre të përbashkët pranë hyrjes së autostradës. “Ne s’jemi fare dakord, nuk kemi bërë asnjë marrëveshje me bashkinë, që thotë kemi bërë marrëveshje, kemi rënë dakord me autobusët. Ne nuk kemi rënë dakord! Këtu nuk plotësohet...
Burimi:
javanews.al