Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor, që la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, ka vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese. Ngjarja, që preku mijëra familje, biznese dhe institucione publike, konsiderohet e papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora. Sipas informacioneve zyrtare, Policia ka nisur veprimet e para procedurale, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti. Pamjet do t’i referohen Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e saktë të momentit dhe rrethanave të ngjarjes. Burime nga Policia dhe Prokuroria për gazetaren Greta Haskaj bëjnë me dije se çështja pritet të regjistrohet zyrtarisht për hetim. Fokusi nuk do të jetë vetëm te shkaku teknik i dëmtimit, por edhe te mënyra e...