Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë
Pas avarisë së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, ka një reagim nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini. Sipas saj, pavarësisht se problematika nuk është në kompetencën e bashkisë, ekipet e institucionit kanë bërë maksimumin. “Momenti është të menaxhojmë një fatkeqësi natyrore që herë pas here, në periudha intensive, prej vitesh jep këtë defekt serioz. Bashkia është munduar të suportojë pjesën e menaxhimit të zgjidhjes dhe lajmi i mirë është se në provën e fundit testimi ka rezultuar pozitiv. Në zonën e Lungomares, me një presion minimal, për të mos rritur nivelin e rriskut. Zgjidhja përfundimtare është shumë shpejt, pjesa origjinale që i duhet tubit. Në këtë testimin gradual do të fillojmë të furnizojmë pjesë të veçanta të qytetit. Dua të theksoj...