Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë
Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën 8.5 metra, Vjosa nis përmbytjen e zonave përreth, duke shtuar ankthin e frikën e banorëve. A2 CNN raporton se situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë ende të larta. Gjendja paraqitet e pafavorshme edhe për shkak të erës bregdetare, e cila ka krijuar pengesa në derdhjen e lumit në det, duke rënduar më tej situatën hidrike. Banorët e zonave të prekura shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe, sipas tyre, nuk janë marrë masa konkrete për parandalimin e përmbytjeve. Situata nga reshjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë Është mbledhur në ambientet e Njësisë Administrative...
Burimi:
javanews.al