VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

Situata në fshatrat Bashaj dhe Matogjin po përkeqësohet orë pas ore si pasojë e fenomenit të rrëshqitjes së tokës, duke vënë në rrezik serioz jetën e banorëve dhe qëndrueshmërinë e shtëpive. Pas dëmtimeve të rënda në rrugën lidhëse, lëvizja në zonë është bërë pothuajse e pamundur, ndërsa masa e dherave vijon të mbetet e paqëndrueshme. Banorët e zonës raportojnë me shqetësim se çarjet në tokë po i afrohen banesave, veçanërisht në Matogjin, ku disa shtëpi janë ndërtuar fare pranë zonës aktive të rrëshqitjes. Ata denoncojnë mungesën e strukturave të emergjencave civile dhe vlerësimit teknik, duke u shprehur se ndihen të braktisur përballë një rreziku që po u kërcënon jetën dhe pronën. Përveç frikës për banesat, komuniteti po përballet me izolimin. Rruga kryesore është dëmtuar rëndë,...