VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

Izet Shulku njihet si Tarzani i Dibrës. Videot e tij teksa futet në ujërat me akull, apo “noton” në dëborë janë bërë prej kohësh virale në rrjet. Ai jo vetëm i sfidon, por bashkëjeton me temperaturat e ulëta. “Këtu është -7, -8 gradë Celsius. Por për mua është totalisht një ambient i natyrshëm, temperatura optimale”, thotë ai në një intervistë për “Dita jonë” në A2 CNN. Izeti tregon se është mësuar të përballojë të ftohtin në fillim të viteve 1990, kur jetonte në Greqi. “I binim malit tri herë përdhe, futeshim nëpër lumenj, nëpër borë, nëpër të ftohtë. Na është bërë kronike. Tani nuk presim tjetër veçse të bjerë borë që të futemi të zhytur në ujë me akull dhe në borë”, tregon ai. Sa...