VIDEO-Shkaktohen problematika nga reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

VIDEO-Shkaktohen problematika nga reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut. Situata më problematike raportohet në Bashkinë Shkodër, ku si pasojë e reshjeve është shembur një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Autoritetet kanë vendosur sinjalistikë dhe kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmit dhe normalizimin e lëvizjes. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth. *Në Bashkinë Malësi e Madhe reshjet kanë pushuar. Tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë–Vermosh, ku ka prani ngricash dhe po kryhet kriposja për të garantuar qarkullimin. *Në Bashkinë Vau i Dejës reshjet...