VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

Reshjet e shumta të shiut kanë paralizuar qytetin e Durrësit. Disa rrugë në lagje të qytetit janë përmbytur. Lëvizja me makina është bërë pothuajse i pamundur, por siç duket nga këto pamje një qytetar ka gjetur një zgjidhje të pazakontë. Ai ka zgjedhur të lëvizë me një platformë sërfi. Siç duket nga pamjet, niveli u ujit në rrugë është i lartë, duke bërë që strukturat e pranishme aty të lëvizin me vështirësi në këmbë.