Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem
Prefektja e Shkodrës Holta Duda ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mirë po nuk ishte kjo ajo çka e vendosi në qendër të vëmendjes ditën e sotme. Në prononcimin për media, Duda u ngatërrua dhe kërkoi që ta niste dhe njëherë prej fillimi, pasi ajo mendoi se e gjitha ishte në regjistrim. Në këtë moment ishin gazetarët që i thanë se e gjitha po ndodhte live. “Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha Duda. E sikletosur, Prefektja e Shkodrës e nisi urimin aty ku e la urimin për besimtarët e krishterë...