VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

Peshkatarët kanë kapur sërish në gjirin e Vlorës një peshk të rrezikshëm, i njohur me emrin ‘Peshku luan’. Ky lloj peshku i cili vitet e fundit është parë në ujërat tona konsiderohet i rrezikshëm si për njerëzit ashtu edhe për speciet e tjera. Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit. “Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, thotë ai. Peshqit invazivë si peshku luan shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit, por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.