Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Një denoncim i një gjysheje në Durrës, se ish-nusja kishte lënë vetëm 3 fëmijët e saj të mitur në pallatin ku banonte, ka vënë në alarm autoritetet shtetërore. 3 fëmijët e mitur u gjetën vetëm brenda në banesë, në kushte aspak higjienike, dhe u dërguan në spital për ekzaminime pasi siç thonë burime për Report Tv, kishin 3 ditë pa ngrënë. 33-vjeçarja ishte e divorcuar dhe prej kohësh dyshohet se kishte një konflikt me ish-vjehrrën për kujdestarinë e fëmijëve. Tashmë, siç sqarojnë burimet për Report Tv, autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve.  Fëmijët kishin 1 muaj që nuk shkonin në shkollë. Pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit ka rezultuar se ata janë të infektuar me zgjebe. Mësohet se 3 fëmijët janë të izoluar në një dhomë...