VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

Vjet nga deti, këtë vit nga qielli, kështu është shfaqur babagjyshi i Himarës në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, Babagjyshi i Himarës është shfaqur ndryshe nga vitet e tjera, duke sjellë surprizë dhe emocione për fëmijët e qytetit. Nëse vitin e kaluar ai mbërriti nga deti, këtë vit Babagjyshi zbriti nga qielli me parashutë, duke krijuar një atmosferë festive dhe magjike në shëtitoren e bregdetit të Himarës. Dhjetëra fëmijë, të shoqëruar nga prindërit e tyre, u mblodhën për të përjetuar nga afër këtë moment të veçantë, ndërsa Babagjyshi shpërndau me dhjetëra dhurata. Festimet vijuan me shfaqjen e teatrit të kukullave për fëmijë, e cila u ndoq me shumë të qeshura dhe argëtim. Në sallën “Neco Muko” u vu në skenë shfaqja “Tomi dhe...