VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë
Një dëgjesë publike mesa banorëve të Gjoricës së Poshtme dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Bulqizës është përfshirë nga debate të forta dhe tensione. Shkak është bërë përdorimi i sipërfaqeve pyjore dhe kullotave përmes ankandit. Takimi kishte si qëllim informimin dhe konsultimin me banorët për parcelat që pritet të jepen në ankand. Në të morën pjesë sekretari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa nga anëtarët e këshillit ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues edhe ai nga radhët e opozitës. Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave bëri me dije numrin e parcelave që parashikohen për ankand, por pa specifikuar qartë zonat konkrete. Kjo shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit. Përfaqësuesi i Bashkisë deklaroi...
Burimi:
javanews.al