VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

Një baticë e fortë e pazakontë është shfaqur në orët e para të mëngjesit (rreth orës 02:45) në gjirin e Vlorës. Uji i detit ka avancuar drejt tokës duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit në Radhimë, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit. Uji ka vërshuar edhe në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar një situatë shqetësuese, duke prekur mjetet dhe pajisjet e punës së peshkatarëve. Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe se baticat e zakonshme, duke arritur gati në 1 metër, madje edhe më shumë. Një tjetër element shqetësues ka qenë edhe fakti se disa peshq janë parë të dalë në tokë, një...